Vetëvendosje i kundërpërgjigjet ashpër Dardan Gashit

13:06 | 17 Nëntor 2019

Zyrtari i Nisma Socielademokrate Dardan Gashi ka deklaruar se sjelljet e VV-së e kanë dëmtuar mundësinë për një partneritet në qeverinë e ardhshme.

Në një prononcim për media Gashi ka deklaruar se sjelljet e VV-së e kanë dëmtuar mundësinë për një partneritet në qeverinë e ardhshme.

Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që AKR-ja e Behgjet Pacollit të votojë qeverinë e Kurtit, duke thënë se janë dy parti të ndryshme. Ai ka thënë se kanë pasur takime me LDK-në më herët por jo edhe me Vetëvendosjen.

E nuk ka vonuar përgjigja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi për media i VV-së Arlind Manxhuka ka theksuar se një prej efekteve anësore te zgjedhjeve te 6 tetorit është edhe pamundësimi i te qenurit sekser i koalicioneve Dardan Gashit.

“Nje prej efekteve anesore te zgjedhjeve te 6 tetorit eshte edhe pamundesimi i te qenurit sekser i koalicioneve Dardan Gashit”, ka shkruar Manxuka.

Komento: