Vetëvendosje s’heq dorë, kundërshton amendamentet për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për policinë

14:01 | 14 Dhjetor 2023
vetevendosje-s’heq-dore,-kundershton-amendamentet-per-sigurimin-shendetesor-dhe-pensionimin-e-parakohshem-per-policine

Dy amendamente të propozuara në Kuvendin e Kosovës – për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës nuk kanë kaluar.

Kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes që kanë ngritur dorën kundër këtyre dy propozimeve, të Rashit Qalajt dhe Ganimete Musilut. Ai që është parë të ketë abstenuar është kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Qalaj me amendamentin e tij ka kërkuar ndarjen e pesë milionë euro për sigurimin shëndetësor për policinë, ndërkaq Musliu 10 milionë për pensionim të parakohshëm.

Asnjëri propozim s’ka marrë mbështetje, derisa në kuvend deputetët po diskutojnë për projektbuxhetin e vitit 2024, të pritet të miratohet në lexim të dytë.

Komento: