Vidal ia “terron” Barcelonës, ja ku po transferohet ai

18:27 | 29 Nëntor 2019

Arturo Vidal, i cili është shumë i kërkuar nga Antonio Conte dhe Inter, ka diskutuar situatën e tij në një intervistë me transmetuesin spanjoll TV3.

“Unë do të doja të qëndroja këtu përgjithmonë, por duhet të jem objektiv dhe të jetoj nga dita në ditë.

“Nëse në dhjetor ose në fund të sezonit nuk ndjehem mjaft i rëndësishëm këtu, do të më duhet të marr një vendim dhe të shikoj për horizonte të tjera që të jenë përsëri të rëndësishme “, ka thënë Vidal, përcjell ORAinfo.

Trajneri i Nerazzurri posaçërisht ka identifikuar mesfushorin 32-vjeçar kilian si një përshtatje të përsosur për skuadrën e tij dhe planet taktike. /ORAinfo/

Komento: