
“Transferimi mund të realizohet”
Pak para starti të ndeshjes mes Interit dhe Spalit, të cilin milanezët e fituan me rezultatin 2-1, Administratori zikaltër Giuseppe Marotta foli për merkaton dhe veçanërisht për emrin e Arturo Vidal, që pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.
Ai ka dhënë sinjale se Vidal ndoshta edhe mund t’i bashkohet Interit në afatin kalimtar të janarit, që do të kërkojë blerje në mesfushë pas lëndimeve të Barellas dhe Sensit.
“Vidal është një nga emrat më të mëdhenj të skenës botërore të futbollit dhe unë e Conte jemi goxha të lidhur me të, pasi kemi kaluar kohë të bukura bashkë. Momentalisht ai është lojtar i Barcelonës, por nëse ka një bashkim të mendimeve, është një operacion që mund të mbyllet me sukses”, deklaroi Marotta.
Zikaltrit ndodhen në emergjencë në repartin e mesfushës, pas dëmtimit të Barella dhe Sensit, që vijon të rrijë në infermieri prej kohësh, ndërsa vetë Vidal u hapi derën pak ditë më parë, me një deklaratë ku la të kuptohej se po mendon largimin nga Barcelona.
Vidal iu bashkua Barçës nga Bayern Munich në vitin 2018 për 20 milionë euro.
Deri më tani ai ka bërë 66 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 7 gola