
Vidhet një veturë në Fushë Kosovë.
Një veturë është vjedhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.
Rasti është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh.
“Rr. Drenica, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.
Klankosova mëson se vetura e vjedhur është e Guri Berisha, djalit të kryetarit aktual të Fushë Kosovës Burim Berisha.