Vjen konfirmimi nga BE, me këtë datë do të mbahet takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh

10:21 | 11 Nëntor 2021

Bisedimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të ndodh javën e ardhshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar se më 16 nëntor do të mbahet takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Ai për Klankosova ka treguar se për çka do të diskutojnë palët.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën për të vazhduar para”, ka thënë Stano, njofton Klankosova.

Komento: