Vjen lajmi i shumëpritur, Barcelona do të drejtohet nga trajneri shumë i njohur

21:14 | 06 Dhjetor 2019

Ka ardhur lajmi i fundit rreth drejtimit të skuadrës së Barcelonës.

Ronald Koeman mund të marrë drejtimin e Barcelonës verën e ardhshme.

Sipas gazetës katalane Mundo Deportivo, drejtori holandez, Nico Jan Hoogma, ka zbuluar opsionin në kontratën e Koeman, që i lejon atij t’i bashkohet Barcelonës në verën e vitit 2020.

Hoogma ka zbuluar klauzolën që gjendet në kontratën e Koeman, që i lejon atij të drejtojë edhe një klub përveç kombëtares holandeze.

Koeman e njeh mirë Barcelonën, pasi ka veshur fanellën e tyre edhe si futbollist mes viteve 1989 – 1995, ku ka regjistruar 192 paraqitje, dhe ka fituar katër tituj të La Ligas

Ai te Barcelona do të zëvendësonte Ernesto Valverden, i cili në fund të sezonit pritet të largohet.

Komento: