Vjen reagimi i Daçiqit për debatin rreth produkteve serbe në bufenë e Kuvendit të Kosovës

23:07 | 19 Nëntor 2021

Daçiq reagon pas debatit për produktet serbe në bufenë e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, ka reaguar pas debatit që është nxitur sot lidhur me produktet të prodhuara në Serbi e që deputeti i AAK’së Bekë Berisha i ka hasur sot në bufenë e Kuvendit të Kosovës.

Pas veprimit të deputetit Berisha i cili për një gjë të tillë ka njoftuar edhe kryeparlamentarin Konjufca, kanë reaguar edhe nga zyra e këtij të fundit duke thënë se do të ndërprejnë kontrarën me bufenë, nëse e njëjta vazhdon të shërbej produkte serbe.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e Daçiq, i cili ka thënë se ” Kosova duhet të fillojë me ndryshimin e emrit”, meqë sipas tij “Kosova është fjalë serbe”. Këtë Daçiq përpiqet ta argumentojë duke përmendur edhe faqen e CIA-s amerikane.

“Nuk çuditem. Por ata fillimisht duhet të ndryshojnë emrin e Kosovës sepse është fjalë serbe, gjendet edhe në faqen e CIA-s”, ka thënë Daçiq, shkruan Nova.rs.

Komento: