Vjosa Osmani mbështet ndeshjen nga stadiumi: Me Kosovën, sot e përgjithmonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vjosa Osmani mbështet ndeshjen nga stadiumi: Me Kosovën, sot e përgjithmonë

19:27 | 10 Tetor 2019

Po luhet miqësorja Kosova – Gjibraltari.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi gjersa shihet me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, në ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.

Vjosa Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë do të jetë me Kosovën.

“#meKosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.

Aktualisht rezultati i ndeshjes është 0-0, megjithatë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës po tregojnë një lojë mjaft të mirë për publikun.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!