Vlera e Bitcoin ra mbi 10 për qind brenda 24 orëve

23:21 | 21 Janar 2022

Brenda 24 orëve, vlera e Bitcoin ra mbi 10 për qind.

Kriptovaluta me çmimin më të lartë në treg, Bitcoin, është duke pësuar rënie të madhe.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, vlera e Bitcoinit ka pësuar rënie në më shumë se 10 për qind, apo nga 38 mijë euro, sa ishte gjatë ditës së djeshme, momentalisht vlera e tij është 33 mijë euro.

Si faktor i rënies së çmimit të Bitcoinit parashihet të jetë situata e krijuar së fundmi në Kazakistan, ku pas protestave atje, shteti e ndërpreu rrymën në të gjithë vendin, teksa Kazakistani njihet si prodhuesi i dytë më i madh në botë i Bitcoinit, pas Amerikës.

Komento: