Vlora Çitaku thotë se sulmi në Deçan është akt terrorist

22:15 | 26 Nëntor 2021

Vlora Çitaku: Sulmi në Deçan është akt terrorist.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sulmi në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, është akt terrorist.

“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushëllime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar Çitaku, njofton Klan Kosova.

Spitali i Pejës ka konfirmuar për Klankosova.tv ka konfirmuar për numrin e të vdekurve, ndërsa një person tjetër që ka marrë lëndimi në sulm është jashtë prej rrezikut për jetë.

Nxënësit e vdekur nga ky rast janë të moshës 19 vjeç dhe 17 vjeç, ndërsa nxënësi i lënduar 17 vjeç.

Komento: