Voton Ekrem Hyseni

13:02 | 14 Nëntor 2021

Voton Ekrem Hyseni: Qytetarët të mos e lënë pa e shfrytëzuar fuqinë e tyre.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka votuar në shkollën “Lugj Gurakuqi” në Batllavë.

Hyseni ka ftuar të gjithë qytetarët e Llapit që të dalin të votojnë në këto zgjedhje.

“Dolëm dhe kryem obligimin tonë qytetarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, qenka një ditë e mirë, mbrëmja do të jetë edhe më e mirë… I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për me treguar vullnetin aty ku e kanë mundësinë, kështu fuqia e tyre është në votën e tyre dhe këtë fuqi mos ta lënë pa e shfrytëzuar”, tha Hyseni.

Komento: