Vuçiq flet për targat: Kurti po shet mjegull, ai e do njohjen

10:56 | 23 September 2021

Vuçiq: Kurti po shet mjegull, ai e do njohjen.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dje në një konferencë për media nga Budapesti ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës e dëshiron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Vucic e ka quajtur Kurtin edhe si “mjegullshitës” që synim e ka marrjen e njohjes nga Serbia.

“I kam parë të gjitha llojet e mjegullshitësve në jetën time, prandaj unë i njohë të tillët me kilometra larg. Ai thotë që do t’i het masat kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vucic.

Tutje Vuçiq ka thënë se Kosova duhet të kthejë gjendjen si ka qenë para datës 20 shtator, dhe vetëm pastaj mund të dialogohet.

Lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është takur edhe me QUINT-in, të cilëve ua ka bërë të ditur se Kosova e largon reciprocitetin e targave vetëm nëse edhe Serbia vepron njejtë.

Komento: