
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se nëse mesazhi nga Brukseli në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndodhë, transmeton FrontOnline.
“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranojmë, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta do të fitojnë. Është plotësisht e qartë kur shikoni fondacionet e jashtme që kanë paguar parti të caktuara, do t’ju thonë jo për zgjedhje, por për projekte”, tha Vuçiq në Uranka në TV K1, duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35.
Vuçiq tha se kur e pyet një kryeministër apo kancelar evropian pse po e bëjnë këtë, ata thonë se nuk po e bëjnë për këtë, por për të financuar projekte./FrontOnline/