VV voton kundër rritjes së koeficientit të pagave në sektorin publik

13:03 | 14 Dhjetor 2023
vv-voton-kunder-rritjes-se-koeficientit-te-pagave-ne-sektorin-publik

Nuk ka kaluar propozimi i amandamentit të propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik nga 110 në 115 euro.

Partia e këtij të fundit ka votuar kundër këtij propozimi, kështu duke mos u votuar nga ana e shumicës parlamentare.

Në seancën e sotme, po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit të buxhetit për vitin 2024, raporton klankosova.

Ky buxhet pritet të jetë 3.3 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, e ka paraqitur raportin e Komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat nuk kanë marrë përkrahjen e Komisionit.

Komento: