Wenger ‘çon’ në qiell Salahun me deklaratën e fundit

22:59 | 19 Dhjetor 2019

Arsene Wenger ka folur fjalë të mëdha për yllin e Liverpool, Mohamed Salah.

Ish trajneri i Arsenal ka tërhequr disa paralele mes yllit egjiptian dhe lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi.

Wenger ka shprehur mendimin se Mo Salah është duke treguar disa shenja në lojën e tij, që ngjasojnë me Lionel Messin.

“Më pëlqen evoluimi i tij. Sepse, ai pati disa shenja të organizatorit të lojës, natën e kaluar” ka thënë Wenger, transmeton lajmi.

“Ai krijoi shanse rreth zonës që priten vetëm nga Messi, dhe më pëlqen sepse ai mund të shënojë shumë gola, por edhe po jep asistime” ka shtuar trajneri francez.

Salaha asistoi në golin hapës të fitores 2:1 të Liverpool, kundër Monterrey. Tashmë ai numëron 13 gola dhe shtatë asistime në 23 ndeshje këtë edicion, në të gjitha kompeticionet.

Komento: