Werder Bremen ‘blindon’ Rashicën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Werder Bremen ‘blindon’ Rashicën

15:24 | 08 Nëntor 2019

Te Werder Bremen të bindur: Rashica nuk largohet në janar.

Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremen, së paku në afatin kalimtar të dimrit.

Lojtari po vazhdon të paraqitet në nivele të larta edhe këtë sezon, duke u shndërruar në një lojtar shumë të pëlqyer nga skuadra evropiane.

Së fundi, është raportuar edhe për një interesim të Milanit për 23 vjeçarin, por agjenti i tij, Altin Lala, ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Ndoshta janë të interesuar, por të them lamtumirë në dimër nuk bëhet fjalë”, ka thënë Lala për Kicker.

Në anën tjetër, drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, ka bërë po ashtu të ditur se Rashica nuk largohet në janar, por është i vetëdijshëm se ndoshta nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë në skuadër deri në fund të karrierës.

“Hapi tjetër do të vijë në një pikë. Por përfundimisht jo këtë dimër”, ka thënë Baumann.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!