
Barcelona po shfaq interesim për yllin e Chelseas.
Ylli brazilian i Chelsea, Willian, ka zbuluar disa detaje interesante që mund të kenë ndikim tek e ardhmja e karrierës së lojtarit.
Willian pëlqehet shumë nga Barcelona, tash e disa vite, por skuadra katalane nuk arriti kurrë që të merrte nënshkrimin e tij.
Së fundmi, vet lojtari ka bërë të ditur se ka pranuar oferta nga Barcelona, duke hapur kështu dyshime për të ardhmen e tij, në kohën kur kontrata e tij me Chelsea po shkon drejt fundit.
“Oferta e vetme zyrtare drejt meje, ishte nga Barcelona, vitin e kaluar, pas Kupës së Botës” ka thënë Willian për ‘Saudade’, transmeton lajmi.
“Barcelona prezentoi ofertën para Chelsea, por u refuzua. Ishte hera e vetme kur diskutova një gjë të tillë me familjen” shtoi ndër të tjerash braziliani.
Lojtari ka shfaqur dëshirën që të luajë me Chelsea edhe disa sezone, por kontrata e tij skadon në vitin 2020, me skuadrën që nuk i ka ofruar akoma rinovimin.