Wladimir Klitschko nga stacioni i trenit: S’ka jetë për popullin ukrainas, qytetet po shkatërrohen

09:34 | 14 Mars 2022

Wladimir Klitschko e ka shprehur edhe një herë brengën e tij për momentet e tmerrit që po i përjetojnë bashkëkombësit e tij.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist e ka vizituar një qendër të strehimit të ukrainasve, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas sulmeve nga bombat dhe raketat ruse.

Ai ndihet i shqetësuar për popullatën dhe i mllefosur në agresorin rus, teksa kërkon mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo është e tëra, nuk ka jetë për njerëzit ukrainas: duke e kërkuar ndonjë strehë pasi ushtria ruse i bombardoi qytetet e tyre dhe ua shkatërroi shtëpitë, ata humbën gjithçka. Kanë frikë nga alarmet që paralajmërojnë sulme të reja. Ju lutem, vazhdoni të ndihmon”, ka shkruar Klitschko në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain, Vitali, po ashtu ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, bashkë më shumë sportistë dhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Komento: