Xavi tregon emrat e futbollistëve për derbin ndaj Real Madridit

09:07 | 20 Mars 2022

Këta do të jenë lojëtarët që do të luajnë në derbin ndaj Real Madridit.

Barcelona ka zbuluar listën me futbollistët e grumbulluar për derbin e nesërm ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Xavi nuk do t’i ketë në dispozicion disa futbollistë për këtë përballje, shkruan Gazeta Express.

Ansu Fati, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe Sergino Dest janë futbollistët që do t’i mungojnë Barçës.

Komento: