Xhafer Tahiri i LDK-së e pranon humbjen në Vushtrri

20:44 | 14 Nëntor 2021

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri e pranon humbjen në këto zgjedhje.

Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij, Ferit Idrizin.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.

E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt, Xhafer Tahiri

Komento: