Xhakarta befason të gjithë, këtë gjë nuk e keni ditur për të

10:58 | 26 Dhjetor 2018

Aktorja Arta Elezaj e njohur si ‘Xhakarta’ është bërë një nga aktorët më të dashura për publikun përmes serialit “O sa mirë”.

Performancat e saja në komeditë televizive, e kanë vënë në qendër të vëmendjes aktoren Arta Elezaj.

Bukuroshja kosovare e cila luan në serialin “O sa mirë” dhe po ashtu në “Duplex” të Shqipërisë, e ftuar këtë javë për intervistën 60 sekondëshe në Prive, ka thënë se talenti i saj i fshehur është këndimi.

Mirëpo në të njëjtën mbrëmje, e ftuar edhe në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, ia ka thënë këngës karaoke, megjithatë performanca e saj la paksa për të dëshiruar.

Arta, rri më mirë tek aktrimi sepse aty e çan fare.

https://www.youtube.com/watch?v=GXkeUTbEERg

Komento: