Xhakës i prishi punë sjellja e djeshme, Arsenal e fton në bisedime të ‘jashtëzakonshme’

20:43 | 28 Tetor 2019

Mesfushorit kosovar duket se i ka prishur punë sjellja e pahijshme dje në stadium.

Granit Xhaka dhe Arsenal kanë mbajtur negociata ‘të jashtëzakonshme’ pas mbrëmjes së kaluar.

Mesfushori me perjardhje nga Kosova nuk u përcoll aspak mirë gjatë zëvendësimit të tij, duke u përcjellë me shumë vërshëllima nga publiku.

Reagimi i tij nuk ishte aspak profesional, ndonëse i arsyetueshëm në rastin më ekstrem, dhe kjo ka bërë që bordi drejtues ta ftojë për bisedime.

Sipas ‘Goal’, lojtari është takuar me Unai Emery dhe Edu, për të diskutuar të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Me gjasë të madhe lojtarit do t’i hiqet shiriti i kapitenit, por edhe e ardhmja e tij me Arsenal është në pikëpyetje.

Komento: