Xhavit Haliti i kundërpërgjiget Sadri Ramabajës: Pres që të jetë dëshmitari kryesor kundër meje

18:02 | 01 Dhjetor 2021

Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja u dëgjua mbrëmë gjatë një debati duke thënë se Xhavit Haliti i PDK është i mirë për ta dërguar në Hagë.

“I mirë me çu n’Hagë”, kishte thënë Ramabaja.

Xhavit Haliti në një prononcim për Gazeta Insajderi ka komentuar deklaratën e ish-mbështetësit të VV-së duke thënë se pret që Ramabaja të jetë dëshmitarë në Hagë dhe në gjykatat e Kosovë për krimet e tij të luftës dhe të pasluftës.

Pasi, Haliti ka thënë se për Ramabajën kishte dëshmuar edhe atë publikisht.

“Pres që Sadri Ramabaja të jetë dëshmitari kryesorë në Hagë dhe në gjykatat e Kosovës e të dëshmojë për krimet e mia të luftës e pasluftës. Për krimet e Sadriut unë kam dëshmuar dhe atë publikisht”, tha Haliti.

Komento: