Xhensila Myrtezaj me fjalët më të ëmbëla uron ditëlindjen e vajzës: E solle diellin e ditëve tona

16:33 | 12 Korrik 2020

Xhensila Myrtezaj uron ditëlindjen e vajzës: E solle diellin e ditëve tona.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj personale.

Pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë para dy vitesh, deri më tani nuk e kanë zbuluar fytyrën e saj.

Ndërsa gjatë ditës së sotme (e diel), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, vajza e saj feston ditëlindjen e dytë.

Bukuroshja brune nuk e ka lënë pa dedikuar fjalë të ëmbla për të bijën, ndërsa ka ndarë edhe një video të ëmbël.

“12.07.2018, 11:50, orë e bekuar, solle diellin e ditëve tona”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Komento: