Xherdan Shaqiri po transferohet në këtë Ligë!

19:57 | 20 Janar 2022

Largimi i Xherdan Shaqirit nga skuadra e Lyonit gjatë këtij muaji është i pashmangshëm.

Sipas “Sky” në gjuhën gjerman, Shaqiri tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e klubit francez që të largohet. Mirëpo, ai ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Përkundër ofertave të shumta, mësohet se kthimi i Shaqirit në futbollin gjerman është një mundësi reale. Bëhet e ditur se Shaqiri tashmë është në negociata me disa klube të Bundesligës por që emri i tyre nuk është zbuluar.

Shaqiri e njeh mirë kampionatin gjerman pasi për tre vjet luajti te Bayern Muencheni. 30-vjeçari në fillim të këtij edicioni iu bashkua Lyonit nga Liverpooli por nuk ka arritur ta tregojë veten te ekipi francez me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Me fanellën e Lyonit, Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: