Xhesiara pendohet: ‘Unë qaja dhe kot’

10:28 | 24 Janar 2022

Xheisara shprehet e penduar që zbuloi historinë e familjes në BBV.

Të marten nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminua Xheisara.

Ajo brenda shtëpisë ka rrëfyer për jetën dhe historitë familjare, shkruan lajmi.

Por pas daljes nga BBV-ja e ftuar në Fan Club u shpreh se u pendua që zbuloi këto histori po ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.

‘Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë’, u shpreh ajo.

Xheisara u shpreh se vazhdimi i saj do ta lejonte atë të kalonte në vetveten e saj.

‘Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.’, ka shtuar ndër të tjera.

Xheisara kishte pak ditë qëndrimi në shtëpinë e famshme.

Komento: