Ylli i Barcelonës merr një lajm shumë të mirë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ylli i Barcelonës merr një lajm shumë të mirë

20:47 | 12 Shtator 2019

Një lajm i mirë ka ardhur për yllin e Barcelonës.

Lojtari premtues i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka pranuar mbështetje edhe nga legjenda braziliane, Rivaldo.

Rivaldo sheh një potencial të madh tek reprezentuesi i Holandës, dhe ka besim se ai do të jetë i nevojshëm dhe i suksesshëm në ‘Camp Nou’.

Me vetëm 22 vjeç, për holandezin u paguan plot 75 milionë euro, por Rivaldo beson se kjo shumë nuk do ta vë në presion lojtarin dhe ta qojë drejt dështimit.

“Frenkie mund të jetë i përdorshëm në shumë pozicione. I riu holandez po konfirmon ato që janë pritur, pasi ai është lojtar i mirë me të ardhme të ndritur, i cili po adaptohet mirë në një realitet të ri. Ai mund t’i kënaq tifozët shumë në të ardhmen” ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Ai po luan në mesfushë, pak përpara Sergio Busquets, por në Holandë, Koeman e përdor për organizimin e lojës, në pozitën 6” ka shtuar braziliani.

“Besoj se Valverde do ta gjej pozitën më të mirë për të tek Barca, por fakti se ai luan në pozita të ndryshme rreth mesfushës është i rëndësishëm për klubin” ka thënë ndër të tjerash ish lojtari i Barcelonës.

De Jong ka pasur paraqitje të mira, por kritikat ndaj Valverdes kanë ardhur për faktin se e ka aktivizuar lojtarin në pozitë shumë anësore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!