
Interi ka marrë një lajm të keq.
Nicolo Barella është operuar në mëngjesin e sotëm. Supertalenti italian është shtruar në Spitalin në Rozzano ku ka kryer operacionin në gjurin e këmbës së djathtë.

Mjekët kanë konfirmuar vetëm se operacioni ka qenë i suksesshëm, duke mos treguar se sa kohë do të jetë jashtë fushave.
Por, bazuar në natyrën e operacionit, Barella me shumë gjasa e ka humbur sezonin me Interin.