Ylli i madh dëshiron të kthehet te Barcelona

17:28 | 01 Tetor 2019

Portieri i klubit holandez të Ajax, Ajré Onana, ka vlerësuar se është i hapur për një rikthim në klubin e tij, FC Barcelona.

23-vjeçari ka kaluar pesë sezone me ekipin e të rinjve në klubin me bazë katalanase nga 2010 deri në 2015 para se të bënte një transferim në Ajax,përcjell ORAinfo.

Ndërsa bisedonte me Marca, 23-vjeçari zbuloi se ai është më se i gatshëm të kthehet në Katalonjë, nëse ish-klubi i tij do të bëjë një veprim për të.

“Barcelona ka qenë gjithmonë klubi im,” tha ai. “Ata më kanë dhënë gjithçka. Nëse Barça tregon përsëri interes për mua, unë do ta pranoj atë me kënaqësi të madhe, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.”/ORAinfo/

Komento: