Ylli i madh dëshiron të shkojë tek Bayerni

21:24 | 18 Dhjetor 2019

Sane dëshiron të shkojë tek Bayerni.

Futbollisti ofanziv i krahut e kërkon një transferim sa më të shpejtë në “Allianz Arena”

Leroy Sane dëshiron të transferohet sa më shpejtë të jetë e mundur në Bayern Munich.

Futbollisti ofanziv madje po e kërkon largimin nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi gjerman, “Bild”.

Përfaqësuesi gjerman u është kthyer stërvitjeve të hënën, ndërsa të ardhmen e tij e sheh larg Anglisë.

Ai i kishte dëmtuar rëndë ligamentet e këmbës në muajin gusht dhe ky lëndim ia kishte mohuar transferimin në “Allianz Arena” gjatë verës.

City i kërkonte 167 milionë euro në afatin kalimtar të verës, kur bisedimet kishin nisur.

Ndërsa, tash klubi nga Bundesliga synon ta transferojë futbollistin e krahut të majtë për një shumë më të ulët.

Komento: