Ylli i madh dëshiron transferimin tek Man Utd

09:21 | 15 Dhjetor 2019

Manchester United po përforcon skuadrën.

Klubi është skuadra favorite për nënshkrimin e Erling Haaland.

Ylli i Salzburg dhe kombëtares së Norvegjisë, Haaland, ka përfunduar në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, lojtari i ka thënë Ole Gunnar Solskjaer se dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit, transmeton lajmi.

Anëtari i Salzburg kërkohet nga shumë skuadra evropiane, përfshirë ato të Bundesliga si Red Bull Leipzig dhe Borussia Dortmund.

Norvegjezi veçse ka vizituar fushën e stërvitjeve të Manchester United. Vendimi i tij tashmë dihet. Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e ‘Djajve të kuq’ për lojtarin.

Komento: