Ylli i madh i dërgon mesazh Contes

21:19 | 29 Tetor 2019

Vidal nuk po gjen hapsirë te Barcelona.

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka dhënë një intervistë sëfundmi për “El Mercurio”, ku ka folur për situatën e tij tek katalanasit dhe kohën kur ka qenë bashkë me Conten tek Juventus.

Për Conten:

“Mbaj mend që shumë gjëra të bukura i kam kaluar bashkë me atë. Fal ndihmës së tij, u rrita në cilësi për të qenë një nga më të mirët. Në futboll gjëja më e rëndësishme është besimi dhe nëse trajneri ju jep besim, kjo ju bën të përmirësoheni shumë”, tha Vidal.

Për Barcelonën

“Unë punoj shumë për ndihmuar klubin që të arrij qëllimet sezonale. Por nuk jam i lumtur. Kam punuar shumë gjatë karrierës time, por mbetem i qetë se e di që momenti im do të vijë përsëri. Unë nuk jam i kënaqur me këtë situatë, por janë vendimet e trajnerit. Mundohem të ndihmoj ekipin dhe stërvitem mirë.

Unë jam një fitues. Kudo ku kam qenë, ka qenë i rëndësishëm”, përfundoi Vidal.

Kujtojmë që klubi i Interit e ka vendosur kilianin në listën e dëshirave për ta transferuar.

Komento: