Ylli i madh i Realit po transferohet përgjithmonë te Arsenal

12:17 | 20 Tetor 2019

Dani Ceballos, ka diskutuar të ardhmen e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez në përpjekje për të bërë një lëvizje të përhershme te Arsenali, raporton Daily Mail.

23-vjeçari ka bërë përshtypje që kur ka bërë transferimin e huasë nga Spanja, dhe raportohet se ka dëshirë të transferohet te Gunners në një bazë të përhershme sa më shpejt që të jetë e mundur,përcjell ORAinfo.

Marrëveshja e tij fillestare e huasë nuk ka mundësinë e një kalimi të përhershëm në veri të Londrës, me mesfushorin që pritet të kthehet në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: