Ylli i madh po i kryen testet mjekësore te Milani

14:50 | 16 Korrik 2021

Giroud është duke kryer testet mjekësore te Milani.

Olivier Giroud ka mbërritur në Clinica La Madonnina të Milanit për të filluar testet mjekësore me Rossonerët, pari zyrtarizimit si lojtar i tyre i ri.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës më 2018 do të bashkohet me gjigantët e Serie A me një marrëveshje prej 1 milion euro plus 1 milion tjera bonuse nga Chelsea.

34-vjeçari mbërriti në Clinca La Madonnina rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale për të filluar ekzaminimet e tij mjekësore me klubin e tij të ri.

Ai përshëndeti tifozët dhe gazetarët që e prisnin jashtë klinikës duke thënë: “Forza Milan”.

Sulmuesi francez do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët.

Giroud shënoi 39 gola në 119 paraqitje me Chelsean.

Komento: