
Ibra duket se do ta vesh fanellën e Milanit.
Gruaja e Zlatan Ibrahimoviç aktualisht është duke kërkuar një shtëpi në Milano përpara një rikthimi të mundshëm në Milano, thonë mediat italiane.
Komisioneri i MLS, Don Garber shkaktoi një trazirë të enjten natën kur, në një intervistë me ESPN, ai pretendoi se Ibrahimoviç është duke u transferuar nga kuqezinjtë,përcjell ORAinfo.

Të Premten ne zbuluam se Milani ka zhvilluar bisedime për një kthim të mundshëm për Zlatan./ORAinfo/