Ylli i Man Utd nënshkruan kontratë të re me klubin

18:06 | 18 Shtator 2019

Manchester United vazhdon kontratën me yllin e skuadrës.

Qendërmbrojtësi Victor Lindelof ka nënshkruar kontratë të re me klubin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

Në këtë marrëveshje, mbrojtësi suedez e ka edhe mundësinë për ta zgjatur kontratën për edhe një vjet tjetër, transmeton Express.

25-vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2017, dhe që prej atëherë i ka regjistruar 74 paraqitje për klubin.

Lindelof ka thënë se ndihen si në shtëpinë e vet në United, që prej ditës së parë kur kishte mbërritur në Old Trafford.

“Ndihem si në shtëpinë time që prej ditës kur mbërrita në United. Jam rritur shumë si lojtar dhe si person në dy vjetët e fundit dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithëve në klub për përkrahjen dhe ndihëm”, tha Lindelof pas nënshkrimit të kontratës së re.

Komento: