Ylli i Manchester United me deklaratë të papritur për Solskjaer

17:18 | 05 Dhjetor 2019

Manchester United është duke shqyrtuyar mundësinë për të shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Scott McTominay i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Mesfushori i ‘Djajve të kuq’ insiston se njeriu që drejton skuadrën nga ‘Old Trafford’ ka mbështetjen e të gjithë lojtarëve.

Shumë zëra lidhin Solskjaer me një shkarkim të mundshëm nga posti i trajnerit, por këto zëra duket se nuk kanë ndikim brenda grupit të lojtarëve.

“Nuk lexoj shumë nga ato se çfarë thuhen online, apo në shtyp, ose në versione të ndryshme” ka thënë McTominay për ‘MUTV’, transmeton lajmi.

“Normalisht se është detyrë e lojtarëve që të dalim atje dhe të bëjmë më të mirën për të, dhe me shpresën se ne performojmë mirë, sepse ne e duam atë. Ne e duam atë si grup” ka thënë tutje lojtari.

Ole Gunnar Solskjaer nuk ka arritur të regjistrojë rezultate pozitive deri në këtë pikë të sezonit, por është e rëndësishme se ai gëzon mbështetjen e lojtarëve.

Komento: