Ylli i Milanit arrin në Francë, shumë shpejt pritet zyrtarizimi i tij të PSG

19:42 | 14 Korrik 2021

Portieri i Italisë, Gigi Donnarumma të mërkurën ka ateruar në Paris për ta firmosur kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germainit.

Donnarumma te PSG-ja, do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me skuadrën e Milanit i skadoi në fund të muajit të shkuar.

Donnarumma e ndihmoi të dielën mbrëma Italinë të shpallet kampione e Evropës, pasi e mposhti në finale Anglinë 3:2 pas penalltive.

Madje, Donnrumma u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut. Është raportuar se Donnarumma 22-vjeçar, do të firmos kontratë pesëvjeçare me Parisin dhe do të ketë një pagë vjetore mbi 12 milionë euro.

Pamje nga arritja e tij në Paris

Komento: