Ylli i Milanit po përfundon në Bundesligë

13:59 | 20 Tetor 2019

Borussia Dortmund janë të interesuar në idenë e nënshkrimit të mbrojtësit ,Ricardo Rodriguez nga AC Milan.

Ardhja e Theo Hernandez për 20 milion euro nga Real Madrid gjatë verës duket se e ka hequr Rodriguez që nga XI i parë, duke çuar në spekulime mbi të ardhmen e tij,përcjell ORAinfo.

Rrjeti zviceran-gjermanisht, Blick raportoi kohët e fundit se e ardhmja e zviceranit është e pazgjidhur me pesë klube që monitorojnë situatën e tij.

Atletico Madrid, Schalke, Dortmund, Everton dhe Roma janë klubet në fjalë, dhe Rodriguez më pas la të kuptohet se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë në pankinë për një kohë të gjatë.
Sipas Sky Sport – siç citohet nga Calciomercato.com – Dortmund janë vërtet të interesuar në idenë e rikthimit të Rodriguez në Bundesligë./ORAinfo/

Komento: