Ylli i Realit në janar transferohet në Juventus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ylli i Realit në janar transferohet në Juventus

09:04 | 08 Nëntor 2019

James Rodriguez pritet të largohet në janar nga Real Madridi.

Juventusi vazhdon të insistojë në transferimin e James Rodriguez gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Zonja e Vjetër’ është duke kërkuar Jamesin pasi kanë nevojë për një futbollist që luan prapa sulmuesve.

Sipas Sky Sports, Juventusi në janar do të dalë me një ofertë zyrtare prej 45 milionë euro në drejtim të Real Madridit.

Mesfushori kolumbian ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2021, por që ende nuk e ka rinovuar atë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!