Ylli i Serie A i thotë ‘JO’ Manchester Unitedit

20:57 | 22 Nëntor 2019

Ylli i Romës refuzon Manchester Unitedin.

Nicolo Zaniolo duket se është i vendosur të qëndrojë tek Roma.

Zaniolo së fundmi është shprehur se është i lumtur në kryeqytetin e Italisë, përkundër zërave që e lidhin me një kalim të mundshëm në Premierligë.

Gjigantët anglez, Manchester United, janë skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e lojtarit italian, kontrata e së cilin skadon në vitin 2024.

Por, ‘Goal’ shkruan se Zaniolo do të refuzojë ofertën e Man United, për të vazhduar rrugëtimin me romakët.

20 vjeçari iu bashkua Romës sezonin e kaluar dhe ka pasur paraqitje spektakolare, duke fituar edhe ftesën me Kombëtaren e Italisë, ku së fundmi ka gjetur edhe golin.

Zaniolo shihet si një nga talentët më premtues në futbollin italian. Roma do të bëjë gjithçka për ta mbajtur në skuadër.

Komento: