Ylli i Tottenhami befason me deklaratën për Mourinhon

21:21 | 28 Nëntor 2019

Futbollistët e Tottenham nuk po adaptohen ende me Mourinhon.

Ylli i Tottenham Hotspur, Giovani Lo Celso, ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me Mourinho dhe skuadrën londineze.

Lojtari argjentinas ka thënë se lojtarëve u duhet kohë që të përshtaten me idetë e reja, të afruara nga ‘Special One’.

“Ne e dimë se duhet kohë kur afrohet një staf i ri i trajnerëve, një kryetrajner i ri” ka thënë i huazuari nga Real Betis, transmeton lajmi.

“Merr kohë për skuadrën që të përshtaten me idetë e reja – e dimë se ata sjellin me vete mënyrat e të punuarit, metoda të reja, ide të reja” shtoi tutje mesfushori

Tottenham e ka nisur mirë aventurën me Mourinho, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para.

Komento: