Yllin që e kërkoi Milan, nënshkruan kontratë të re

13:29 | 20 Tetor 2019

Udineze ka dërguar një sinjal të fortë për klubet e tjera që janë të interesuar të nënshkruajnë anësorin, Rodrigo De Paul.

25-vjeçari zgjat kontratën e tij me klubin deri në vitin 2024 dhe besohet se klubi bardhezi u ka dërguar në heshtje një sinjal blerësve të mundshëm se do të duhet të dalin me një ofertë prej 35 milion eurosh nëse do të nënshkruanin Argjentinasin, përcjell ORAinfo.

De Paul — i cili ka qenë i lidhur me rivalët e ligës AC Milan në të kaluarën e afërt — ka qenë me klubin që nga viti 2016 dhe ka shënuar 17 gola në 111 paraqitjet në ligë./ORAinfo/

Komento: