Zbulohen prapaskenat e transferimit të Rebic në Milan, në garë ishte edhe inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zbulohen prapaskenat e transferimit të Rebic në Milan, në garë ishte edhe inter

10:51 | 06 Shtator 2019

Frankfurti uli çmimin e Rebiqit për Milanin, por jo edhe për Interin, ja detajet.

Ante Rebiq ishte goditja e minutës së fundit të Milanit. Pasi dështuan ta transferonin Angle Corream, kuqezinjtë iu drejtuan anësorit kroat në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Këtë mëngjes, Daniele Longo i Calciomercato.com zbuloi një prapavijë interesante për marrëveshjen, përcjell Indeksonline.

Në fazat e para të merkatos, Interi iu afrua Eintracht Frankfurtit për të diskutuar në lidhje me lojtarin, i cili pati një Kupë Botërore shumë të suksesshme me Kroacinë verën e kaluar. Sidoqoftë, skuadra gjermane i kërkoi Nerazzurrit 40 milionë euro, të cilat rezultuan që Interi të “peshkonte” diku tjetër.

Pastaj, në ditët e fundit të merkatos, Milani filloi kontaktet me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, i cili së bashku me Bobanin arritën të ulnin kërkesën e Frankfurtit. Një marrëveshje u arrit në një hua dyvjeçare me vlerë 5 milionë euro, me një klauzolë blerjeje në 25 milionë euro.

Komento: