Zbulohen prapaskenat: Gazidis bllokoi kthimin e Ibrahimoviçit në San Siro

10:59 | 01 Nëntor 2019

Sulmuesi 38-vjeçar suedez Zlatan Ibrahimoviç pranoi të bashkohet me Milanin një vit më parë, por marrëveshja u bllokua nga një anëtar i menaxhimit të kuqezinjve.

Kështu raporton sot gazeta me seli në Milano, La Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

Raporti detajon se si Ibrahimovic ishte i lumtur për t’u bashkuar me kuqezinjtë vitin e kaluar, por ekzekutivi i Milanit Ivan Gazidis bllokoi marrëveshjen.

Arsyet janë për shkak të moshës së yllit suedez si dhe kostos së pagave të tij, të cilat Gazidis i konsideronte shumë të larta për moshën e tij.

Ibrahimoviç kaloi dy sezone me kuqezinjtë më herët në karrierën e tij, ku bëri 85 paraqitje në dy sezone.

Në atë kohë, ai shënoi 56 gola dhe siguroi 24 asistime për skuadrën milaneze.

Lojtari duket i destinuar të lërë anën e MLS LA Galaxy kur skadon kontrata e tij në fund të vitit, por deri më tani nuk ka gjetur një klub të ri në Evropë. /ORAinfo/

Komento: