Zbulohen prapaskenat, ja çka pengoi transferimin e Paquetas në PSG

18:12 | 07 Shkurt 2020

AC Milan zgjodhi ta mbante Lucas Paqueta në vend që ta shiste atë në janar. Kjo pasi oferta e PSG-së për brazilianin nuk u vlerësua nga menaxhmenti i lartë i Elliott dhe menaxhmenit i klubit.

Calciomercato raporton se Leonardo kishte zhvilluar kontakte të vazhdushme me drejtuesit e Milan për tranferimin e Paquetas, por pa kaluar kurrë më tej nga oferta e tyre prej 20-22 milionë euro.

Sigurisht, kjo nuk u vlerësua sa duhet nga Milano, përcjell ORAinfo.

Kjo është e kuptueshme, pasi i njëjti drejtor bëri një investim prej 35 milionë eurosh në lojtarin vetëm një vit më parë.

Prandaj, Milani vendosi ta mbante lojtarin.

Për më tepër, kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari as në verë.

Udhëheqja ka qenë gjithmonë e qartë me Paqueta dhe agjentin e tij: ai do të shitet vetëm përballë një oferte reale dhe të rëndësishme, siç ishte për Piatek dhe Suso. /ORAinfo/

Komento: