Zbulohen prapaskenat: Ky lojtar e dështoi transferimin e Joao Felix në Juventus

12:48 | 20 Shtator 2019

Joao Felix është shfaqur si një nga yjet më të ndritshëm në skenën botërore në vitin e kaluar.

Pasi shkëlqeu me Benfica sezonin e kaluar, sulmuesi adoleshent shpejt e ka bërë veten ndër talentet me premtues në botë, duke u krahasuar me Kylian Mbappe të PSG-së, përcjell ORAinfo.

Kjo bëri që klube të mëdha si Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City gjatë afatit veror të shprehnin interesim të madh për të nënshkuar me sulmuesin portugez.

Në shkurt, presidenti i Benfica, Luis Felipe Vieira dhe super agjenti Jorge Mendes erdhën në Evropë me motivin për të diskutuar një marrëveshje me klubet më të larta në të gjithë kontinentin.

Por interesimi i lojtarit ishte që t’i bashkohej Juventusit. Kësisojë Vieira dhe Mendes për herë të parë udhëtuan për në Itali ku u takuan me drejtorin sportiv të ‘Zonja e Vjetër’, Fabio Paratici.

Por Juventus kishte vendosur që investimi i madh të mos ishte në sulm, por në mbrojteje. Kjo pasi verën e kaluar kishin investuar mbi 100 milionë për ta transferuar Cristiano Ronaldo në Torino.

Kjo bëri që Juventus të heq dorë nga Joao Felix, për të nënshkruar me mbrojtësin Matthijs de Ligt nga Ajax. /ORAinfo/

Komento: