Zbulohen të papritura, si e transformoi Van Basteni i Milanit Ibrahimovicin tek Juventusi?

12:04 | 23 Janar 2022

Si Van Basteni i Milanit e transformoi Ibrahimovicin tek Juventusi?

Zlatan Ibrahimovic e filloi karrierën e tij në Serie A me Juventusin, dhe ishte Marco van Basten që e vendosi atë në rrugën për t’u bërë sulmuesi që është sot.

Ibra do të përballet me ish-klubin e tij sonte, megjithëse falë përvojave të tij në Inter dhe veçanërisht te kuqezinjtë, pakkush e kujton suedezin që zbarkoi për herë të parë në Torino në vitin 2004, shkruan Insporti.

Juventusi nuk ishte as i lidhur me Ibrën, por Luciano Moggi po shpërqendronte gazetarët me objektiva të tjerë, ndërsa siguronte “vrasësin” e Ajax.

Fabio Capello ishte trajneri në atë kohë dhe e dinte se kishte shumë punë për të bërë me suedezin.

Capello e uli Ibrën për t’i parë videot e Marco van Bastenit dhe ndoshta prej këtu nisi dashuria e tij për Milanin.

“Ibrahimovic i pëlqente të bënte asistime më shumë sesa të shënonte gola. Doja që ai të bëhej më i pamëshirshëm para portës dhe të përmirësonte përfundimin e tij”, shpjegoi Capello

“Ai kishte të njëjtat aftësi teknike si Van Basten dhe e bëra të shikonte disa video të tij për të përmirësuar përfundimin e tij.

“I thashë të shikonte lëvizjet e Van Bastenit brenda zonës dhe mënyrën se si ai përdorte për të shënuar gola. Ibra e kuptoi menjëherë”.

Ibra shënoi 26 gola në 92 ndeshje konkurruese për Juventusin, së bashku me 19 asistime.

Ai ishte shumë më i suksesshëm për Nerazzurrët, duke shënuar 66 gola në 117 ndeshje, prej ku u largua për te Barcelona.

Ibra u kthye në Serie A për Milanin në vitin 2010, para se klubi në probleme serioze financiare ta shiste atë dhe Thiago Silva te PSG.

Nga të gjitha klubet që ai përfaqësoi në karrierën e tij, Zlatan e pranon se Milani ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Kjo është arsyeja pse kur kuqezinjtë u thirrën përsëri në janar të vitit 2020.

Ndryshe, nëse Ibrahimovic shënon sonte, suedezi do të bëhet lojtari më i vjetër që ka gjetur rrjetën kundër Juventusit në Serie A, me 40 vjeç e 112 ditë.

Rekordi aktual mbahet nga Silvio Piola, i cili në vitin 1953 ishte 39 vjeç e 174 ditë.

Komento: