Zbulohet e vdekura radhës në aksidentin fatal të Kobe Bryant

08:30 | 27 Janar 2020

Identifikohet e vdekura radhës në aksidentin fatal të Kobe Bryant.

Autoritetet amerikane konfirmuan se nëntë persona janë gjendur në bord gjatë aksidentit fatal të Kobe Bryant.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, në bord kanë qenë edhe bashkëlojtarja e Gianna, prindi i saj dhe piloti.

Kryebashkiakja e Kosta Mesa, Katrina Foley, konfirmoi identitetin e një prej të vdekurve të tjera në rrëzimin e helikopterit, përcjell lajmi.

Trajnerja e basketbollit për vajza (që punonte në Akademinë Mamba), Christina Mauser, e cila është martuar me këngëtarin e Tijuana Dogs, Matt Mauser, ka ndërruar jetë. Matt (burri i saj) gjithashtu konfirmoi vetë lajmin.

Komento: